Struga Trim Lum me dy gola epërsi udhëton në Luksemburg pë të zhvilluar ndeshjen kthyese të turit të tretë të Konfrencë Ligës, kundër ekipit Hesperange ku në bazë të rezultatin dhe epërsisë nga ndeshja e pare pritet suksesi historik nëse kualifikohet në play off.
Por ajo që akoma mbette enigma është fakti se ku do të zhvillohet ndeshja eventuale e play off-it, sipas të gjitha gjasave me ekipin nga Islanda pasi arena “Todor Proieski “ ku edhe është e paraqitur ndeshja në aspektin e jashtë infrastrukturor është OK, mirëpo fusha e stadiumit për momentin është në gjendje të mjerueshme, ashtu që vetëm personat kompetent nga UEFA, që do të vijnë të premtën në Shkup për të inspektuar të njëjtën, do të japin verdiktin final, nëse ndeshjen e fazës “play-off” skuadra kampione e vendit, Struga Trim Lum do ta zhvillojë në Shkup, edhe pse mundësitë janë shumë të vogla.
Drejtori sportive i KF Struga Trim Lum, Besar Isaku për faqen zyrtare të Klan Maqedonia, tha se “ Neve zyrtarisht ndeshjen e kemi të paraqitur në arenën “Todor Proeski” në Shkup. Dhe tani mbetet që organet e UEFA-s të vendosin se ku mund të zhvillohet ndeshja e fazes play off. Do të ishte mire që të zhvillohet tek ne shkaku i tifozerisë. Por edhe njëherë e përsërisë çdo gjë varet nga komisioni I UEFA-s të cilët të enjten do të bëjnë inspektimin e terrenit në arena “Todor Proeski”. Pastaj do vendosen opcionet tjera” tha ai.
Ndryshe Struga Trim Lum të martë udhëton në Luksemburg, ku te enjten me fillim ora 20:00, në stadiumin “Stade de Luxembourg” zhvillon ndeshjen kthyese me ekipin Hesperange , të cilin ekipi në shkup me mundi 3-1. /KlanMacedonia/