Konferencë Liga: Interesim i madh për ndeshjen e kthimit Drita – Antwerp

Mobilizimi i tifogrupit “Intelektualët” për ndeshjen e kthimit ndaj Royal Antwerp ka nisur që nga momenti kur Drita barazoi 0:0 në ndeshjen e parë në Belgjikë . Interesimi për t’u pajisur me biletë për atë takim është jashtëzakonisht i lart në qytetin e Gjilanit por edhe më gjerë.

 

Tifozeria “bardhekaltër” do të vendoset në pjesën veriore të stadiumit, me njoftimin që e kanë bërë të ditur vetë “Intelektualët”.

Demokracia.com mëson se vetëm pesë orë pasi biletat kanë dalur në treg, deri më tani 1300 të tilla janë shitur. Këtë e kanë konfirmuar për portalin edhe disa persona të autorizuar nga klubi gjilanas në pikat e shitjes.

Kjo shifër tregon se të enjten stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë i zjarrtë nga tifogrupit gjilanas.

 

Bëhet e ditur se numër i madh i biletave janë duke u shitur në pjesën veriore, ku do të vendosen “Intelektualët”, dhe në sektorin e Lindjes.

Ndeshja ndërmjet Dritës dhe Antwerp luhet të enjten me fillim nga ora 20:00 në Prishtinë, në kuadër të rrethit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share