Konferencë Liga: Ballkani dhe Cluji ndajnë pikët në “Fadil Vokrri”

Skuadra e Kosovës FC Ballkani dhe CFR Cluji nga Rumunia në stadiumin “Fadil Voksi” në Prishtinë, kanë ndarë pikët, duke luajtur me barazim 1-1, në kuadër të raundit të par të fazes së grupeve të Ligës së Konferencës.

Ballkani kaloi në epërsi në minutë 65-të me golin e Armend Thaçit dhe kur të gjithë pritnin që këtë rezultat të përfundon takimi, në minuat shtesë të lojës CFR Cluji barazoi përmes Yurit në miinuten e 90+1.

Me këtë barazim, Ballkani është i dyti në tabelën e Grupit G me një pike, aq sa ka dhe Cluji i pari me një pikë.

Ndeshjen tjetër, skuadra e Ilir Dajës e zhvillon në udhëtim te Slavia Pragues me datën 15 shtator, me fillim nga ora 18:45. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share