Konferenca shkencore në UEJL/ Gjuha, kultura, komunikimi – mekanizma mbrojtës nga imperializmi kulturor!

KONFERENCË SHKENCORE NË UEJL

Kah do të shkojë gjuha, kultura dhe komunikimi, ishin temat e përfshira brenda konturave të konferencës shkencore të mbajtur në Universitetin e Evropes Juglindore.

Intenca, qëllimi i skajshëm i këtyre konferencave, është bashkëpunimi me të gjithë studijuesit gjithandej globit thotë Dekani, Demush Bajrami.

“Kjo për më tepër e bënë të  qartë vizionin e asaj se kah do të shkojnë gjuhët, si do të bashkohen dhe si do të bashkëjetojnë kulturat dhe gjërat në një të ardhme të afërt sidomos duke e parë këtë nga prizmi i teknologjive të reja nga prizmi i asaj që sot po kaplon gjithë botën e që njihet si intelegjenca artificiale. 2:35 “Konferenca ka për qëllim që të krijojë disa mekanizma mbrojtës nga i ashtuquajturi imperializëm kulturor që po ndodh në kohën e globalizimit në kohën e teknologjive” – tha Demush Bajrami – dekan i fakultetit të gjuhëve, UEJL.

Profesorja Merale Veseli, koordinatore e kësaj konference thotë që gjuha shqipe duhet të mbrohet nga çdonjëri pasi vetëm në këtë mënyrë mbrojmë identitetin tonë.

“Gjuha shqipe duhet të mbrohet nga çdonjëri nga ne jo vetëm nga akademikët dhe profesorët e gjuhës  shqipe por nga çdo njeri prej nesh sepse në atë mënyrë ne mbrojmë identitetin tonë, mbrojtja e gjihës është mbrojtja e identitetit” – tha Meral Veseli, profesore e gjuhës shqipe.

Mbajtja e kësaj konference tani më është bërë traditë dhe mbahet çdo dy vjetë në të cilën marrin pjesë studijues nga vende të ndryshme  ka mbi 80 studiues në të cilen flitet në katër gjuhë edhe atë në gjuhën Shqipe, gjuhën Maqedonase, gjuhën Angleze dhe gjuhen Gjermane. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share