Konferenca ndërqeveritare, Rama: Ambicia jonë, të hapim më shumë kapituj deri në pranverë

Shqipëria do të përfaqësohet me kryeministrin Edi Rama në konferencën e tretë ndërqeveritare që mbahet sot në Bruksel. Para takimit kreu i qeverisë ka folur për mediat. Ai u shpreh se ky hap që hidhet sot është shumë i rëndësishëm. Ambicia e qeverisë shqiptare, shtoi ai, është që në pranverë të hapen më shumë kapituj dhe në 2025-ën të mbyllen ato që janë hapur sivjet.

“Marshi ynë vazhdon! Jemi këtu për të ndërmarrë një hap të ri të rëndësishëm dhe për të hapur një grupkapitull të ri, i cili është shumë, shumë i rëndësishëm për planin tonë, sepse është një hap që po bëhet sipas planit. Dhe po, duhet të vazhdojmë përpara dhe ambicia jonë është të hapim më shumë grupkapituj, shpresojmë në pranverë, dhe pastaj të sigurohemi që viti i ardhshëm të mbyllet me grupkapitujt e hapur. Është me të vërtetë një ditë shumë e mirë për vendin tonë dhe një hap shumë motivues për të gjithë ne”, tha Rama.

Vendi ynë do të hapë sot kapitullin e VI me BE-në, i cili përfshin politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes. Para takimit me kryeministrin Rama, presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa tha se premtimet për anëtarësimin e Shqipërisë dhe vendeve të rajonit nuk janë fjalë boshe./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share