Eurokomisioneri Oliver Varhelyi thotë se dita e sotme që shënon çeljen zyrtare të negociatave të Shqipërisë me BE-në është një ditë historike për Brukselin dhe për vetë Shqipërinë.
Gjatë fjalës së tij në Konferencën e Parë Ndërqeveritare, Varhelyi theksoi se procesi i negociatave do të kërkojë vullnet të fortë politik dhe do të ndryshojë shumë aspekte të shoqërisë shqiptare.
“Ky është çast dhe ditë historik për BE-në dhe Shqipërinë. Në emër të KE dua t’ju përgëzoj z. Kryeministër dhe ekipin tuaj për këtë sukses të arritur. Është një njohje e merituar e gjithë progresit të bërë. Shqipëria vijon të përmbushë të gjitha hapat. Është vendimtare që Shqipëria të mbetet e zotuar ndaj këtij procesi. Sundimi i ligjit, reforma në gjyqësor, lufta kundër korrupsionit, krimit të korrupsionit, të drejtat e pakicave dhe liria e shprehjes. Jemi të gatshëm të mbështesim. Negociatat do të kërkojnë vullnet të fortë politik, drejtim dhe mençuri në drejtimin e punëve, koordinim mes institucioneve dhe mbarë administratës tuaj. Përgatitemi për anëtarësim do injektojnë ndryshim në shumë aspekte të shoqërisë së Shqipërisë. Do ishte thelbësore të komunikojmë rregullisht me publikun e gjerë. Komisioni do t’ju këshillojë në përballjen e të gjitha sfidave. Roli i komisionit është që të bëjë që ky proces të funksionojë”, u shpreh Varhelyi. /tvklan.al