Konfederata e Organizatave Sindikale, Risteski: Rritja e pagës minimale prej 1.800 denarë, e vogël – do të kërkojmë më shumë

Konfederata e Organizatave Sindikale të Maqedonisë përmes një press-konference ka drejtuar akuza se po cënohen të drejtat e punëtorëve që duan të çanëtërësohen nga një sindikatë dhe të anëtarësohen në sindikatë tjetër. Sipas tyre, një punëtorë duhet të presë 3 vite për t`u çanëtarësua nga një sindikatë dhe të kalojë në tjetër dhe se ky absurd nuk ekziston askund përvec se në Maqedoni.

Kryetari I Konfederatës së Organizatave Sindikale të Maqedonisë, Marjan Risteski, njjoftoi se një punëtor I cili kishte dashur të çanëtarësohet nga Sindikata, I është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, ku nga atje më 9 tetor 2024 kanë konstatuar se me forcë askush nuk mund të mbajë qytetarët në sindikatë të caktuar.

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese, mban anë në veprimin sindikalist dhe ka potencuar se për këtë situatë do ta njoftojnë Kryeministrin në takimin e radhës së Këshillit Ekonomiko-Social.

Risteski tha se sindikata në mëtë mënyrë ka për qëllim ta shantazhojë Qeverinë, duke e mbajtur me forcë anëtarësinë.

MARJAN RISTESKI – KOSM

“Jemi dëshmitarë se deputetë, kryebashkiakë, kalojnë nga njëra në partinë tjetër, fatkeqësisht punëtori nuk mund të kalojë në sindikatë tjetër. Zotërinjtë nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, thonë se punëtori ka shfrytëzuar të drejtën për ta mbrojtur, ka shfrytëzuar K-15. Sindikata duhet t`i mbrojë të drejtat e punëtorëve dhe është merita jonë që marrin K-15 dhe cmime jubilare. Tani a duhet që edhe ne të vendosim tenda para Gjykatës Kushtetuese? Është e qartë se gjyqësori në Maqedoni është katastrofë.”

Në takimin e radhës me Këshillin Ekonomiko-Social, do të bisedohet edhe për rritjen e pagës minimale – tha Risteski.

Edhe pse sipas harmonizimit ligjor duhet të rritet për 1.800 denarë, sipas tij, rritja duhet të jetë më e madhe.

MARJAN RISTESKI – KOSM

“Ne për pagën minimale kërkojmë që të rritet, shpresojmë se do të jetë më e madhe nga ajo që kërkohet nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë. Në takim prezente do të jetë edhe Ministrja e Financave. Ajo herën e kaluar tha se Buxheti është në kondicion të mirë dhe shpresoi se do të gjejmë gjuhë të përbashkët për rritjen e pagës minimale.”

Lidhur me të dielën si ditë pune, sipas Risteskit, ka kompani që punojnë dhe nuk duhet të ndërpritet procesi teknologjik I punës.

Por, sipas tij, gjithkund në botë nëse një kompani ka fitime për 100%, në fund të vitit, 60% shkojnë për punëtorët kurse 40% mbeten tek kompania, duke potencuar se në Maqedoni situata është e kundërt, 60% marrin pronarët e kompanive kurse një përqindje e vogël u mbetet punëtorëve.  /.tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share