Komuniteti i futbollit mbështet FIFA-n dhe UEFA-n

Të gjithë kundër Superligës së Realit dhe Barcelonës

Ashtu siç ishte paralajmëruar. UEFA, e pa vendimin e Gjykatës Europiane të Drejtësisë si në favorin e saj duke theksuar se mbetet e vendosur në angazhimin e saj për të mbështetur piramidën evropiane të futbollit, duke siguruar që ajo të vazhdojë t’i shërbejë interesave më të gjera të shoqërisë.

Ndërsa Presidenti i FIFA, Aleksandër Ceferin tha se rregullat me të cilat ecën futbolli janë në përpudhje me vendimin e gjykatës

“Ne u bëmë të vetëdijshëm se sistemi ynë i autorizimit ishte i papërsosur, filluam të punonim për këtë në vitin 2021 dhe e konkluduam në vitin 2022 me vendimin e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Ne kemi besim se rregullat tona janë plotësisht në përputhje me vendimin e GJED-së”, tha Ceferin.

Nga ana tjetër thuajse të gjitha federatat e rëndësishme të Europës kanë dalë në mbështetje të UEFA-s, pas vendimit të Gjykatës Europiane të Drejtësisë për Super Ligen.

Njëzëri ato shprehen se do të vazhdojnë të mbështesin UEFA-n dhe FIFA-n. ato shprehen se do të vazhdojnë të marrin pjesë në garat futbollistike të organizuara prej tyre. Madje angazhohen se do të bashkëpunojnë ngushtësisht së bashku për zhvillimin e mëtejshëm të sportit të futbollit.

Si organizata, federatat dhe shoqatat e tifozëve në këtë moment janë bashkuar nën një moto “fitojeni në fushë” duke treguar se Super Liga është vetëm për klubet që kanë mundësi financiare të blejnë pjesëmarrjen në të.

Ndërkaq kompania A22 Management ende nuk ka bërë të qartë se cilat janë 60 apo më shumë klube që pritet ti bashkohen Super Ligës.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share