KRYETARËT E KOMUNAVE TË SHKUPIT PARALAJMËROJNË KALLËZIM PENAL PËR ARSOVSKËN
Këshilli i Rajonit Planor të Shkupit kërkojnë raport nga Qyteti i Shkupit për gjendjen me NP Higjiena Komunale. Kryetarët e komunave nga ky rajon, kërkojnë që Qyteti i Shkupit të shqyrtojë gjendjen dhe të ndërmarrë masa për zgjidhje urgjente të gjendjes në këtë ndërmarrje. Ata po ashtu, dolën me iniciativë që komunat vet të ndërmarrin mekanizmit për mbajtjen e higjienës. Kryetari i Komunës së Aerodromit, Timço Mucunksi kërkoi që problemi të zgjidhet në afat prej 48 orëve, sepse komunat nuk kanë kapacitet të mbledhin mbeturinat. Ndërkohë, kryetari i Komunës së Kisella Vodës, i bëri thirrje ndërmarrjes thirrje që t’i lejojë kamionët të deponojnë mbeturinat. Ata porositën kryetaren e Qytetit të Shkupit se, nëse nuk i dëgjon kërkesat e tyre, do të paraqesin kallëzim penal për rrezikimin e shëndetit të qytetarëve.
“Mëngjesin e sotëm nuk i lëshuan kamionët. Automjetet e Komunës Qendër janë para “Drisllës” dhe nuk lejojnë të deponojmë mbeturinat. Ajo është ndërmarrje publike për deponimin e mbeturinave nga i gjithë Shkupi. Bëjmë thirrje që të lejohen kamionët, pasi do të paraqesin kallëzim penal” – deklaroi Orce Gjorgjievski, kryetar i komunës së Kisella Vodës. /KlanMacedonia/