PUBLIKOHET REKLAMA E PARË PËR 100 MILION EURO.
Qeveria shpalli sot thirrjen publike për komunat dhe Qytetin e Shkupit për ndarjen e mjeteve për projekte infrastrukturore. Shpallja do të jetë e hapur deri më 22 shtator, pas së cilës do të ndiqet procedura për përzgjedhjen e projekteve që do të përfitojnë para nga buxheti i shtetit. Komunat mund të aplikojnë me një apo më shumë projekte infrastrukturore në fushën e kulturës, sportit, mjedisit jetësor, infrastrukturës rrugore, si dhe në fushën e politikës sociale dhe arsimit”. Kjo është thirrja e parë dhe nga buxheti i shtetit do të jepen gjithsej 250 milionë euro për zhvillim dhe përmirësim të kushteve nw Komuna.
”Me kënaqësi ju njoftoj se sot shpallim thirrjen publike për financimin e projekteve të natyrës infrastrukturore, e cila është e dedikuar për të gjitha njësitë e vetëqeverisjes lokale në vlerë prej 6 milion denarë, mjete të cilat janë siguruar sipas ribalancimit të Buxheti. Komunat mund të aplikojnë me një ose më shumë projekte infrastrukturore në fushën e kulturës, sportit, mjedisit, infrastrukturës rrugore, si dhe në fushën e politikës sociale dhe arsimit. Njësitë e vetëqeverisjes lokale kanë mundësi të përmirësojnë infrastrukturën e tyre dhe në këtë mënyrë të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve të tyre – tha Perinski.