Lajmi i publikuar në klanmacedonia,mk, më date 27.06.2023 “Në shtator fillon riparimi i stadiumit “Ecolog Arena”në Tetovë” po bëhet realiet, pasi tanimë këtë e ka konfirmuar edhe kreu I qytetit të Tetovës, kryetari Bilall Kasami.
Përmes një video të publikuar në rrjetin e tij social “Facebook”, kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami duket se po paralajmëron projektin e madh e të shumëpritur për tetovarët, ndërtimin e stadiumit të qytetit, aty ku ndeshjet e saj europiane pritet ti zhvillojë skuadra e Shkëndijës.
Në videon e publikuar nga Kasami, janë shfaqur vetëm disa fotografi të tanishme të stadiumit të qytetit me mbishkrimet “cooming soon”, por që në të nuk jepen detaje të hollësishme.
Kreu aktual i komunës, Bilall Kasami disa herë e ka paralajamëruar se do të bëj çmos që të bëj realitet stadiumin e qytetit për Tetovën, ndërsa sipas informacioneve projekti i rikonstruimit pritet të nis gjatë vjeshtës.
Kërkesa për stadium ka pasur nga qytetarët thuajse në çdo zgjedhje, por që kjo kërkesë nuk është realizuar asnjëherë nga krerët e mëhershëm të komunës por as edhe nga pushteti qëndror.
Mbetet të shihet nëse i njëjti tashmë pas “aminit” të kreut të Komunës së Tetovës, Bilal Kasami, do të rigjejë edhe mbështetjen e pronarit të Shkëndijës së Tetovës, Lazim Destani, i cili tashmë disa vite ka treguar gatishmërinë e tij për të bërë qytetin e tij të lindjes me një stadium europian, aty ku ndeshjet europiane do ti zhvillonte pikërisht skuadra e tij, Shkëndija.
Tetova dhe “Balllistët” meritojnë Europën në stadiumin e tyre, aty ku skuadra e tyre e zemrës mund të ju sjell sërish ekipe të mëdha, siç bënte edhe në të kaluarën, duke luajtur me gjigandë, si Milani, Rosenborgu, Salzburgu, etj. \KlanMacedonia/