Komuna e Vrapçishtit bëhet me qendër ditore për persona me aftësi ndryshe

HAZIRI: QENDRA DITORE NEVOJË E BANORËVE

Para se të bëhej hapja solemne e qendrës ditore për persona me aftësi ndryshe në fshatin Gradec të Komunës së Vrapcishtit u mbollën lule në oborrin e kësaj qendre.

Stefan Hudolin nga departamenti për bashkëpunim në delegacionin e BE-së kishte zgjedhur lule levenden për të mbjellë në oborrin e kësaj qendre, e në pyetjen perse zgjodhi pikërisht këtë lule ai u përgjigj.

“Është e rastësishme sepse ishte në radhë, pra kemi pak ndryshime midis luleve tjera dhe levandës, por mendoj se ka një aromë të këndshme dhe do të doja ta shihja këtë si simbolike freskie, me shprese që të sjellë pak frymë të re në mjedisin dhe komunitetin këtu në Vrapçishtë dhe Gradec, jam shumë i lumtur për këtë”, tha Stefan Hudolin.

Në këtë qendër do të ofrohet kujdes për mbi 35 persona me nevoja ndryshe duke plotësuar nevojat e tyre për mësim, socializim dhe organizim të kohës së lirë.

“Qendra ditore për nevojat me aftësi ndryshe ishte nevojë e banorëve që doli nga takimet që organizata jonë dhe Komuna e Vrapçishtit i bënin me banorët e Komunës së Vrapçishtit dhe doli si nevojë për një kategori të qytetarëve të cilët nuk kishin se ku të drejtohen për fëmijët e tyre me aftësi ndryshe. Fillimisht ju qasem përgatitjes së projektit dhe gjetëm mbështetje nga Programi BE për Komunat të cilët e pranuan idenë tonë dhe ja sot jemi dëshmitarë të hapjes solemne të kësaj qendre”, tha Lulzim Haziri.

Për realizimin e kësaj qendre janë ndarë mbi 425 mije euro dhe 85% e mjeteve janë siguruar nga delegacioni i BE-se dhe 15% nga Ministria e vetëqeverisjes lokale. Ndërtimi i kësaj qendre filloi vitin e kaluar dhe është qendra e parë në Komunën e Vrapçishtit për persona me aftësi ndryshe./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share