Komuna e Tetovës këtë vit do të organizon akademi përkujtimore me rastin e Epopesë së Uçk-së dhe rënies heroike të familjes Jashari e cila do të mbahet në Pallatin e Kulturës Tetovë.
Ja njoftimi i plotë nga komuna e Tetovës:
”Të nderuar qytetarë të Tetovës, ju njoftojmë se për herë të parë në komunën e Tetovës, do të organizohet Akademi Përkujtimore me rastin e Epopesë së UÇK-së dhe rënies heroike të familjes Jashari. Akademia Përkujtimore do të mbahet me 6 Mars, në Pallatin e Kulturës në Tetovë. Për detajet e tjera të organizimit qytetarët do të informohen me kohë.
JASHARAJT JANË VETË HISTORIA JONË!”