Komuna e Tetovës përmes facebookut njofton për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga moti i keq.
“Lidhur me dëmet e shkaktuara nga stuhia që goditi komunën tonë, ju njoftojmë se të gjithë qytetarët që kanë dëme mund të paraqesin kërkesë për vlerësim të dëmeve në Komunën e Tetovës. Ata duhet të marrin një kërkesë dhe ta dorëzojnë të plotësuar në arkivin e komunës.
Qytetari duhet të paraqesë:
* Fletëpronësinë/prova e pronësisë
* Fotografi të ndërtesës së dëmtuar
* Kopje e kartës së identitetit
* Kopje e llogarisë së transaksionit
Pas shqyrtimit të kërkesave dhe vlerësimit të Komisionit, ato do të dërgohen për miratim në Këshillin e Komunës së Tetovës”, thuhet në kumtesën e komunës së Tetovës.