Komuna e Tetovës fillon me rrënimin e objekteve pa leje në Kodrën e Diellit

Inspektoriati komunal i Tetovës ka marrë aksion sot në Kodrën e Diellit për lirimin e hapësirave publike me prishjen e ndërtimeve pa leje. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

”Angazhimin për më shumë rend, siguri dhe respektim të ligjit.”U zotuam që para marrjes së mandatit, se do ta ç’lirojmë qytetin nga uzurpatorët të cilët kanë uzurpuar hapësirat publike, thuajse në çdo pjesë të qytetit. Andaj, sot në Kodër të Diellit, Inspektoriati komunal ka kryer aksionin për lirimin e hapësirave publike, duke vazhduar me prishjen e ndërtimeve pa leje e që kanë dhënë një pamje të keqe kësaj zone, pra qendrës turistike” – shkruan Kasami në rrjetin e tij social Facebook.

”Komuna e Tetovës nuk do të kursej askënd. Ligji do të vlejë për të gjithë. Nuk do të tolerojmë ndërtimet pa leje e as uzurpimet e hapësirave publike. Qyteti është i të gjithëve e jo vetëm i të fortëve. Apelojmë tek të gjithë qytetarët që ndërtimet e tyre t’i ndërtojnë sipas gjitha procedurave, konform ligjeve dhe rregullorëve”, shtoi kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami. /KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share