Komuna e Tetovës do të publikojë Listën e të gjitha Kontratave në vepër

Komuna e Tetovës përmes një komunikate me shkrim për media njoftonë se në mënyrë transparente do të publikojë Listën e të gjithë Kontratave në vepër të lidhura në mes personave fizik dhe Komunës së tetovës.
Për hir të zotimit tonë dhe për hir të transparencës maksimale ndaj publikut vazhdojmë të respektojmë çdo detyrim dhe përgjegjësi para qytetarëve të Tetovës, andaj ne sot publikojmë Listën e të gjitha Kontratave në vepër të lidhura në mes personave fizik dhe Komunës së Tetovës, për tremujorin e dytë të vitit 2022.
Në këtë tremujor Komuna e Tetovës ka lidhur gjithsej 14 kontrata. Një pjesë e këtyre personave që në lidhur kontratatë me Komunën e Tetovës, sipas nevojës, janë të angazhuar nëpër sektorë të ndryshëm dhe një pjesë tjetër janë të angazhuar në Njësinë Territoriale Kundër Zjarrit (NJTKZ).
Po ashtu njoftojmë opinionin se të gjithë të angazhuarit me kontratë në vepër, në fund të muajit kanë dorëzuar raport për punën e kryer.
Transparenca, llogaridhënia, përgjegjësia para opinionit dhe para qytetarëve të Tetovës, mbeten imperativ kryesor i punës tonë thuhet në njoftimin e Komunës së Tetovës./KlanMacedonia/
Lexo gjithashtu
Total
0
Share