Komuna e Tetovës në tremujorin e tretë të këtij viti ka lidhur gjithsej 43 kontrata, prej të cilave 29 janë në NJKZ Tetovë.
Nga Komuna thonë se duke mësuar nga përvoja me zjarret dhe vërshimet që kemi pasur në periudhën e kaluar, dhe pa ndihmë dhe përkrahje nga ana e Qeverisë, është dashur të fokusohemi në fuqizimin e potencialit dhe kapaciteteve njerëzore në Njësinë Kundër Zjarrit Tetovë, e cila kishte detyra jashtëzakonisht të vështira gjatë kësaj periudhe.
“Pikërisht me këto 29 kontrata në NJKZ ne arrijmë të kapërcejmë mungesën e burimeve njerëzore, duke garantuar kështu punë më të suksesshme për heronjtë tanë dhe siguri më të madhe për qytetarët”, thonë nga Komuna.
Gjithashtui nga kjo komunë njoftojnë se kanë angazhuar ekspertë për agroturizëm, pasi sipas tyre ky sektor ishte totalisht i anashkaluar nga udhëheqësia e mëparshme.
“Me këtë ne i japim mbështetje të parezervë bujqësisë dhe turizmit rural në komunën tonë”, thonë nga komuna.
Janë lidhur disa edhe disa kontrata në sektorin e Arsimit, ku po ashtu po punohet me intensitet të plotë për kushte më të mira.
Të gjithë punonjësit me kontratë në vepër, në fund të çdo muaji, paraqesin raporte të rregullta për punën e kryer.
Vazhdojmë në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme, me fytyrë të pastër para qytetarëve!
Ndryshe Komuna e Tetovës dy herë deri tani ka publikuar emrat e personave të cilët kanë qenë të punësuar përmes kontratave në vepër, ku në tremujorin e parë ishin punësuar 78 persona ndërsa në tremujorin e dytë 14 persona, në total edhe me tre-mujorin e tretë janë 135./KlanMacedonia/