DREJTORI I NTP-SË U TAKUA ME NXËNËSIT NË KOMUNËN E SARAJIT
Me orë po presin për t’u ardhur autobusi me numër 56 dhe 56 A, raporton Klan M.
Ndërsa kur vjen mezi hynë në autobus, ndonjëherë voziten edhe me dyer të hapur prej rëmujës së madhe.
Nxënësit kërkojnë që kjo linje të shpeshtohet dhe të jetë e rregullt. Përshkak të mungesës shpesh ndodh edhe që të vonohen në shkollë dhe të ndodh ndonjë incident brenda autobusit.
“Problemi nuk është zgjidhur. Kemi organizuar protest por nxënësit me presionet të cilat I kanë si nga institucionet arsimore dhe shkollore por edhe nga trema që e kanë para kamerave. Por unë kam këtu kërkesën që është me nënshkrime të nxënësve të cilët i shprehin paknaqësitë të cilët nuk janë të kënaqur me transportin publik të cilin e kanë“ – tha Ylli Rustemi, nxënës.
E për ta zgjidhur problemin nxënësit u takuan me drejtorin e Ndërrmarjes Transportuese Publike. Ai u premtoi se prej të hënës NPQ do të bëj kontrolle se sa udhëtarë ka në qoftë se janë shtuar në bazë të numrit të udhëtarëve brenda një jave eventualisht dy do të lëshohen autobusa shtesë.
PËRGATITI: ARBANA Q KLIMENTA