Komuna e Prishtinës merr masa në rastin e banesës së çiftit Naim e Mihrije Abazi

Komuna e Prishtinës merr masa në rastin e banesës së çiftit Naim e Mihrije Abazi

Inspektorati i Kryeqytetit përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka zhvilluar procedurat lidhur me rastin e publikuar që lidhet me rinovimin e një kulmi në lagjen “Bregu i Diellit”, që ishte dëmtuar nga zjarri.

Inspektorati ka urdhëruar palën që të sanoj pjesët e dëmtuara nga zjarri, duke respektuar formën, lartësinë dhe gjitha pozicionet e mëparshmë.

“Për mosrespektim të urdhrit për ndërtimin e njëjtë, inspektorati me datë 18.09.2023, ka urdhëruar palën që kulmin ta kthej në gjendjen e mëparshme, dhe ka shqiptuar gjobë për shkeljet e gjetura”.

“Në ditët në vijim inspektorati i ndërtimit do të ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura ligjore duke eliminuar të gjitha shkeljet e bëra nga pala në këtë rast”, thuhet në njoftim.

Ditë më parë, në media është raportuar se bëhet fjalë për banesën e këngëtares Mihrije Braha dhe bashkëshortit të saj, Naim Abazi.

Ky i fundit kishte deklaruar se nuk bëhej fjalë për mbindërtim pa leje, por vetëm për rinovim të kulmit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share