Komuna e Gostivarit lehtëson lëvizjen dhe parkimin e veturave gjatë sezonit të verës

Me ardhjen e bashkëatdhetarëve tanë në vendlindje, për të lehtësuar lëvizjen në komunikacion dhe krijimin e më shumë vendparkimeve, Komuna e Gostivarit dhe të gjitha institucionet lokale morën një sërë vendimesh që do të vlejnë nga 15.07.2022 edhe atë:

Oborret e të gjitha shkollave fillore dhe të mesme shndërrohen në vend-parkime të cilat do të jenë falas

Në bulevardet “Goce Dellçev” dhe “Vllezërit Gjinoski”, në pjesën qendrore të qytetit, reptësisht të respektohet parkimi sipas rregullave dhe dispozitave;

Ndërmarrja Publike “Parkingje dhe gjelbërime” do të sigurojë bileta ditore, javore, dyjavore dhe mujore për parkim, të cilat do të shiten në disa shitore dhe kiosqet Tobako me çmime të arsyeshme;

Së bashku me Kryqin e Kuq do të shpërndahen fletushka për siguri më të madhe në trafikun rrugor dhe do të shpërndajmë ujë për qytetarët gjatë ditëve të nxehta;

Policia do të rrisë patrullimin dhe së bashku me shërbimin e merimangës do të jenë në terren me orar të zgjatur;

Ka konsultime që edhe pronat private të cilat mund të shërbejnë si vendparkime, të shfrytëzohen gjatë kësaj periudhe.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share