Komuna e Gostivarit sonte pas mesnatës (24/06/2023) do të realizojë dezinsektimin e parë nga toka në territorin e komunës për zhdukjen e mushkonjave të ritura dhe dëmtuesve të tjerë.
Dezinsektmi do të kryhet pas mesnatës deri në orët e hershme të mëngjesit, vetëm në kushte të mira atmosferike, në rast të kohës me shi ose me erë të fortë, dezinsektimi do të anulohet për ditën e ardhshme ose për ndonjë ditë tjetër me kushte më të mira atmosferike.
Për dezinesktim do të përdoret preparati KULFAK 50 EC i tretur në bazë të prospekteve të prodhuesit për përdorim edhe atë 50ml/Il.
U bëjmë thirrje bletarëve që të marrin masat e duhura për mbrojtjen e bletëve të tyre, thonë nga komuna e Gostivarit.