Kompania Meta pushon nga puna me shumë se 11 mijë punonjës

Shkak për këtë vendim është bërë perfomanca e dobët financiare e kompanisë

Kompania Meta ka njoftuar se do të pushojë nga puna më shumë se 11,000 punonjës. Kjo përbën një nga shkurtimet më të mëdha të vendeve të punës këtë vit pasi kompania po lufton me kostot e larta dhe tkurrjes së tregut të reklamave.

Pushimet masive të punonjësve, të parat në historinë 18-vjeçare të Metës, pasojnë mijëra shkurtime të vendeve të punës në kompani të tjera të mëdha teknologjike, përfshirë Tëitter-in në pronësi të Elon Musk.

“Jo vetëm që tregtia në internet është kthyer në tendencat e mëparshme, por rënia makroekonomike, rritja e konkurrencës dhe humbja e reklamave kanë bërë që të ardhurat tona të jenë shumë më të ulëta nga sa prisja,” tha shefi ekzekutiv Mark Zuckerberg në një mesazh drejtuar punonjësve.

Zuckerberg theksoi se të pushuarit nga puna do të merrnin pagë 16 javë të tjera dhe do të paguheshin dy javë shtesë për çdo vit që kanë punuar për kompaninë.

Meta, si kompanitë e tjera të mediave sociale, pësoi një bum të ardhurash gjatë pandemisë së Covid-19, pasi më shumë njerëz qëndruan në shtëpi duke përdorur telefonat dhe kompjuterët e tyre.

Por këtë vit për shkak të inflacionit të lartë dhe normave të interesit shumë kompani po gjenden në vështirësi ekonomike. Ndërkohë, konkurrenca nga TikTok ka qenë gjithashtu një kërcënim për Metën, pasi të rinjtë po dynden atje gjithnjë e më shumë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share