KOMITETI EUROPIAN PËR ENERGJINË ELEKTRIKE
INCIDENTI ME ENERGJINË NË RAJON, “ENTSOE” NIS HETIMET!
Komiteti i Operatorëve Europianë të Sistemit të Transmetimit të Energjisë Elektrike do të kryejë një hetim të detajuar pas incidentit të ndodhur te premte në rrjetin e interkonjeksionit në pjesën juglindore të Europës, ku u perfshi edhe Shqiperia. Ky Komitet shprehet se hetimet do të kryhen nga një grup ekspertësh në përputhje me metodologjinë e shkallës së incidenteve.
Pas incidentit te madh te regjistruar mesditen e se Premtes me nderprerjen e energjise elektrike ne Shqiperi dhe disa vende te Rajonit, ka reaguar edhe Komiteti i Operatorëve Europianë të Sistemit të Transmetimit të Energjisë Elektrike.
Ky Komitet nëpërmjet nje njoftimi zyrtar nenvizon se më 21 qershor një incident i madh në rrjet ka ndodhur në pjesën juglindore të sistemit energjetik të Evropës Kontinentale, qe rezultoi me ndërprerje në rrjetet elektrike të Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnje-Hercegovinës dhe një ndërprerje të pjesshme në Kroaci. OST-të e prekura, rikthyen energjinë në rrjetet e tyre brenda 2 orësh, duke synuar minimizimin e ndikimit të ndërprerjes tek konsumatorët.
Komiteti i Operatorëve Europianë të Sistemit të Transmetimit të Energjisë Elektrike aktualisht është duke mbledhur të gjitha të dhënat teknike për këtë ngjarje nga OST-të e prekura dhe do të ofrojë më shumë informacion për incidentin.
Në përputhje me metodologjinë e shkallës së klasifikimit të incidenteve, Komiteti i Operacioneve të Sistemeve do të kryejë një hetim të detajuar të kësaj ngjarje në javët në vijim, me mbështetjen e një paneli ekspertësh.
Pas kesaj ngjarje te pazakonte, në reagimin e saj edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh se pavarësisht se i gjithë vendi furnizohet me energji elektrike, vazhdojmë të jemi në një zonë rrezikshmërie të lartë, pasi volumet e transmetimit në linjat e interkonjeksionit janë shumë të mëdha në nje kohe kur kemi dhe temperatura te larta./tvklan.mk/
GAZETAR: MAKSI RAMA