Komiteti Ekzekutiv i VMRO-së: Ndryshimet kushtetuese projekt i dështuar – Qeveria e delegjitimuar, të shkojmë në zgjedhje

Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së është duke zhvilluar seancë ku po diskutohet për situatën aktuale politike lidhur me ndryshimet kushtetuese të propozuara nga Qeveria e Maqedonisë, përcjell KlanM.

“Konkluzioni i parë ishte mbështetja dhe falënderimi nga Komiteti Ekzekutiv për unitetin e grupit parlamentar dhe koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, që treguan se respektojnë vullnetin e popullit dhe janë kundër ndryshimeve të tilla kushtetuese të imponuara nën diktatin e Sofjes zyrtare . Tema e dytë që diskutuam edhe në këtë kontekst është një apel dhe një kërkesë drejtuar kryetarit të Kuvendit që të mos abuzojë me Rregulloren e Punës. Ai është aty në atë pozicion për të mundësuar marrjen e vendimeve, pavarësisht nëse qeveria e pëlqen vendimin apo jo”, tha Antonijo Milloshoski nga VMRO-DPMNE.

Sipas Milloshoskit, fakti që Kovaçevski dhe Ahmeti janë të zhgënjyer që mezi i kanë 70 deputetë, nuk do të thotë se deputetët tjerë nuk duhet të votojnë dhe të shohin se kjo nismë, sipas tij, është projekt i dështuar i LSDM-së dhe BDI-së, përcjell KlanM.

“Dhe gjëja e tretë, të cilën ne e konsiderojmë si politikisht korrekte dhe të nevojshme për Maqedoninë në këtë moment, është konkluzioni i Komitetit Ekzekutiv se ky autoritet është delegjitimuar. Legjitimiteti i LSD-së dhe BDI-së, jo vetëm në amendamentet kushtetuese, por edhe në ekonomi, arsim, pensionistë, studentë, ekonomi, është shkelur tërësisht dhe nuk ofrojnë zgjidhje, por krijojnë më shumë probleme. Dhe për këtë arsye mendojmë se rrugëdalja nga kjo situatë do të ishin zgjedhjet e parakohshme parlamentare gjatë këtij viti”, tha Milloshoski.

Ai kërkoi konsensus nga partitë politike rreth ndryshimeve në Kodin Zgjedhor dhe urgjentisht të shpallen zgjedhje të parakohshme./KlanMacedonia

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share