Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së i prerë: Mickoski t`i thotë “Jo” ndryshimeve kushtetuese!

Në vigjilje të takimit të liderëve, Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së, ka autorizuar Kryetarin Hristijan Mickoski, që në takimin me Kryeministrin mos të pranojë ndryshimet kushtetuese, njofton KlanM.

“Duke u nisur nga interesat kombëtare dhe duke marrë parasysh mendimin e shumicës dërmuese të qytetarëve, Ndryshime Kushtetuese me diktat dhe në rrethana që janë humbëse për Maqedoninë, nuk guxon të ketë. Miratimi i ndryshimeve kushtetuese në situatë kur është sulmuar identiteti kombëtar dhe shtetëror të popullit maqedonas, kur kontestohet gjuha, historia dhe kultura nuk është hap përpara, por hapja e dyerve për kushtëzime tjera dhe heqje dorë nga vetpërcaktimi” – tha nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Timço Mucunski.

Sipas Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, mashtrim është teza se në këtë takim liderësh vendoset për integrimin ose izolimin. Sipas tyre, sic percjell KlanM, në këtë takim vendoset ose për Ndryshimet Kushtetuese dhe disfatat kombëtare ose për mbrojtjen e dinjitetit kombatër dhe interesat kombëtare dhe shtetërore. 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share