Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime! Partizimi i Agjencisë për Media – Ilire Dauti braktis seancën!

Pasi rifilloi me punë, Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime ka diskutuar për emërimin e anëtarëve të rinj të Agjencisë për Media.

Por, në mesin e 31 konkurentëve, sipas deputetes së Frontit Europian, Ilire Dauti, janë edhe njerëz që nuk i përmbushin kushtet që kërkohen në konkurs.

Ajo thotë se aty ka edhe njerëz që janë aktiv në politikë edhe pse një gjë e tillë nuk parashihet në konkurs, për më tepër ndalohet.

“Në këtë listë, kemi emrat e të cilëve jo 10 vitet e fundit por, shumë shpejtë nga dita që sot flasim që kanë qenë anëtarë të partive politike, por janë të involvuar drejtpërdrejtë edhe sot e kësaj dite”

Meqenëse mbivotimi është bërë praktikë e kësaj Qeverie, Ilire Dauti tha se në mbrojtje të dinjitetit të profesionistëve, gazetarëve por edhe për të mbrojtur dinjitetin e deputetit, braktis seancën dhe nuk merr pjesë në punën e këtij komisioni.

“Duke dashur që unë mos të jem pjesë e një politizimi të Agjencionit për media, Agjencion I cili duhet të jetë tërësisht I pavarur dhe t`i shërbejë secilit nga ne dhe jasht neve që jemi këtu, në shenjë proteste vetëm më mbetet të braktis këtë komision dhe të mos bëhem pjesë e këtij politizimi edhe të mëtutjeshëm të këtij komisioni dhe asaj që është edhe më e rëndësishme të mediave në RMV. Unë përballë gjithë juve të cilët e keni të drejtën e votës të barabartë me mua por që jeni shumë më shumë se unë, uné e di që do jem e mbivotuar dhe konsideroj që me qasje të këtillë asgjë s’bëhet ndryshe”

Kujtojmë, ishte pikërisht Ilire Dauti ajo që në fillim të kësaj seance e “bllokoi” përkohësisht punën e së njejtës për shkak té mungesës së gjuhës shqipe në materiale.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share