Komisioni për falje: Presidentja zgjodhi përbërjen e re të Komisionit!

Gjykatësja e Supremes në pension, Milka Ristova, do të jetë Kryetare e Komisionit të ri për falje në kabinetin e Presidentes, Gordana Siljanovska – Davkova.

Krahas Ristovës, në Komision do të jenë edhe Profesorja e të drejtës penale nga Fakulteti I Drejtësisë “Justiniani i Parë” Alkesandra Gruevska – Drakulevski, si dhe profesorët Oliver Baçanoviq, Blerta Ahmedi, Dragana Batiq dhe Afet Mamut.

Anëtari i 7-të vjen nga sektori joqeveritar. Bëhet fjalë për Dohan Sulejmanoski, për të cilin Presidentja Davkova tha se edhe pse ka patur intervistën dhe rezultatet më të mira, nuk ishte zgjedhur për anëtarë të Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Komisioni për falje seancën e parë do ta mbajë nesër (e martë), kur do t`i shqyrtojë problemet rreth procedurave ligjore për punë.

Pikërisht për shkak të kufizimeve ligjore për kontrolle dhe përzierje në punën e gjykatave dhe prokurorive, sipas Presidentes Davkova, me të padrejtë dështoi përbërja e kaluar e Komisionit për falje, I cili u dorëhoq për arsye morale.

Përbërja e kaluar e Komisionit u dorëhoq pasi në suaza të faljeve të publikuara në Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase – 23 Tetori, pa e ditur se zhvillohen parahetime për vepra penale, liroi A.R, anëtar i grupit “Baron” për një vepër më të lehtë penale, I cili ka qenë në repartin gjysmë të hapur në Idrizovë.

Krahas kësaj, personi I amnistuar kishte kryer tentativë vrasjeje dhe pas daljes nga burgu, si i lirë dhe i amnistuar nga Presidentja, ishte arrestuar dhe tani gjendet në paraburgim.

Parlajmërohet se për Vitin e Ri do të ketë falje të reja nga Komisioni I ri që udhëhiqet nga Milka Ristova. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share