PUSHTETI E OPOZITA MAQEDONASE ME KRITIKA MES VETE, SHQIPTARËT ME SHARJE DHE OFENDIME
Komisioni për Çështje Kushtetuese në Kuvend me dhjetë vota “për” dhe “shtatë” kundër e miratoi propozimin për ndryshime kushtetuese për shqyrtim të mëtejshëm. Kryeministri Dimitar Kovaçevski theksoise se nëse nuk votohen ndryshimet kushtetuese, rruga evropiane e vendit do të ndëpritet. Kreu I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski I prerë, nuk votojmë ndryshime kushteutese nën diktatin bullgar.
Komisioni për çështje kushtetuese votoi dy konkluzione që kanë të bëjnë me ndryshimet kushtetuese. Dhjetë deputetë votuan “pro” nisjes së procedurës për ndryshimet kushtetuese dhe për përgatitjen e propozim-amendamenteve për ndryshimin e kushtetutës. Ashtu siç pritej, 7 deputet ishin kundër.
Seanca filloi me argumentimin e propozimit nga propozuesi, e në këtë rast propozuesi është Qeveria.
Kryeministri Kovaçevski edhe një herë e tha para deputeteve se vendimi për fillimin e skriningut është historik dhe se me nënshkrimin e marrëveshjes me FRONTEX u dëshmua se gjuha maqedonase është e garantuar dhe nuk cenohet nga askush.
”Ne nuk guxojmë ta lëshojmë këtë shans për Evropë. Kjo është një shans që ta qojmë vendin në BE dhe të sjellim kualitet të jetesës evropiane në shtëpi. Njëherë kjo ndodhi kur ne i ndamë rrugët me Kroacinë e cila tanimë është 10 vjet anëtare e BE-së. E se a do të ndodhë kjo edhe një herë, ju në këtë Kuvend do të vendosni. Përfaqësues ndërkombëtarë tërheqin vëmendjen se ekziston mundësia që Maqedonia e veriut dhe Shqipëria të ndahen në këtë proces dhe kjo do të thotë se ndryshimet kushtetuese nuk bëhen nën diktatin e dikujt por janë pjesë e kornizës negociuese me BE-në” – tha Kovaçevski.
Me muaj të tërë pushteti po mundohet ta bind opozitën që të votojë ndryshimet kushtetuese, por koordinatori i grupit parlamentar të VMRO DPMNE-së, Nikolla Micevski, ia bëri të qartë Kryeministrit se ata nuk e kanë ndërmend ta përkrahin këtë proces.
”Ndryshime kushtetuese nën diktatin e dikujt janë të pamundura dhe për këtë shkak asnjëherë nuk do ti përkrahim sepse kjo është thyerje e drejtpërdrejtë e sovranitetit të një shteti. Jo më larg se para 4 viteve, këta personat e njëjtë na bindnin se Maqedonia ka mbyllur të gjitha çështjet politike me fqinjët e vërteta është se hapen apetite të reja dhe aspirata që mund të jenë fatale për ne si popull dhe si shtet” – deklaroi Nikolla Micevski.
Debati më pas u shndërrua më shumë në fushatë se sa për temën. Apasiev fliste se si Levica në mandatin e ardhshëm do të ketë 20 deputet dhe do ta shpëtojë popullin maqedonas, e Gashi ende me dhimbjen e largimit të Alternativës nga Qeveria. Madje ky i fundit shfaqi edhe nervozë kur u përlesh me ish partnerin e koalicionit.
Mshele gojën ti. Mshele gojën kur jam tu fol une. Të lutem kujdes. Kulturë elementare duhesh me tregu. Turp! Idiot!
Seanca plenare u caktua për më 18 gusht kur edhe duhet të votohet me 2/3 për nevojën për hapjen e kushtetutës. /KlanMacedonia/