PUBLIKOHET RANG LISTA ME KANDIDATËT ME MË SHUMË PIKA TË MARRA
Komisioni parlamentar për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve do të zgjedh të premten shatë kandidatët për anëtarë të Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, përcjell KlanM.
Rang lista me pikët e marrë veç më është publikuar në ueb faqen e Kuvendit, ndërsa më lartë janë ranguar e punësuara në Entin Shtetëror të Revizionit, Tatjana Dimitrovska, gjykatësja e Gjykatës Themelore, Sofija Spasova MEdarska, dy këshilltarët e deritanishëm në Antikorrupsion Biljana Karakashova Shulev dhe Besnik Xhemaili, revizorët Zoran Bogoevski, Cveta Ristovska dhe Demir Servet, avokatët Vladimir Klekovski dhe Suzana Joshevska Anastasovska dhe në vendin e dhjetë gazetari Daut Dauti.
Sipas ligjit për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të interesit Komisioni për selektim ia dorëzon rang listën e konfirmuar komisionit për çështje dhe emërime, e cila në afat prej dy ditësh kandidatët e ranguar më lartë ia propozon Kuvendit në një propozim listë të vetme për kryetar dhe anëtarë të antikorrupsionit, me elaborim për secilin prej kandidatëve të propozuar.
Në rast se, komisioni parlamentar konfirmon listën në afatin e përcaktuar, Kuvendi diskuton dhe voton në mënyrë të veçantë për çdo kandidat që plotëson kushtet sipas rang listës së përbërë nga komisioni për selektim. Nëse kuvendi nuk zgjedh kryetar dhe anëtarë të antikorrupsionit, procedura për zgjedhje përsëritet në tërësi me shpalljen e konkursit menjëherë, ndërsa jo më vonë se afati prej dhjetë ditësh.
Mandati i anëtarëve të deritanishëm të komisionit përfundon më 7 shkurt më 2024, ndërsa në përputhje me ligjin nuk kanë të drejtë në rizgjedhje, as në vazhdimin e mandatit deri në zgjedhjen e komisionit të ri, për rizgjedhje apo vazhdim të mandatit të tyre deri në zgjedhjen e komisionit të ri. Komisioni i ri duhet të fillojë të funksionojë më 8 shkurt 2024./KlanMacedonia