Në atmosferë tensionuese dhe me shumë provokime filloi seanca e Komisionit për Arsim, në të cilën pritej të diskutohej për ligjin për arsim të mesëm, ligj i cili u tërhoq, me të filluar seanca.
Pas tërheqjrs, reaguan deputetët e Frontit Europian.
E derisa po fliste Dauti, nga vendi provokonte një deputete e VMRO-DPMNE-së.
Deputeti i VLEN-it, Halil Snopçe, thotë se kjo është fitore e VLEN-it dhe se ky koalicion vazhdon institucionalisht t`i mbrojë shqiptarët.
Për tërheqjen e ligjit foli edhe Ministrja e Arsimit, e cila tha se ligji ka qenë i super përgatitur. Nuk tregoi nëse edhe pas tërheqjes do të hiqet pjesa diskutabile, ku kërkohet intonimi i himnit maqedonas.
Seanca e Komisionit parlamentar, ashtu siç filloi, me tensione edhe përfundoi.
Ndryshe, ligji i tërhqeur nga procedura parashihte intonimin e himnit shtetëror në fillim dhe mbarim të vitit shkollorë. Kundër këtij propozimi amendamente kishin përgatitur dy koalicionet shqiptare, Fronti Europian dhe VLEN. /tvklan.mk