Komisioni Evropian ka ndaluar punonjësit të përdorin aplikimin kinez të TikTokut për shkaqe sigurie, “për shkak të rritjes së tensioneve midis Pekinit dhe Perëndimit”.
Qeveritë perëndimore janë të shqetësuar nga provat që kompanitë teknologjike kineze ndihmojnë Partinë Komuniste dhe shërbimet e saj të inteligjencës të mbledhin sasi të mëdha të të dhënave në të gjithë botën – me fokus të veçantë në qëllime të larta politike dhe të sigurisë.
Një zyrtar i lartë deklaroi se gjithë stafit i është urdhëruar të hiqte TikTokun nga pajisjet e tyre zyrtare, por edhe nga pajisjet e tyre personale, nëse instalohen aplikacione të lidhura me punën.
Anëtarët e stafit duhet t’i fshijnë aplikimet nga pajisjet e tyre private nëse insistojnë të mbajnë TikTokun.
Institucionet e tjera të Bashkimit Evropian, përfshirë edhe Këshillin dhe Parlamentin, me gjasë do të ndjekin shembullin e ndalimit të aplikimit kinez, megjithëse mund të zgjasë shumë më gjatë për Parlamentin Evropian që të zbatojë një politikë të tillë.
Ndalesa ka të ngjarë të shpallet publikisht në brifingun e rregullt të Komisionit.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë kanë ndaluar Tiktokun në shumë pajisje qeveritare, ndërsa Holanda po mendon për ndalesë.