Ministri i Shëndetësisë Ilir Demiri ka shkarkuar në mënyrë të paligjshme drejtorin mjekësor të Toksikologjisë dhe drejtorin e Kardiokirurgjisë, njoftoi Komisioni Kundër Korrupsionit.
Gjithashtu ishte e jashtëligjshme lidhja e kontratave me 18 persona në klinikë të cilëve u ishte ndërprerë marrëdhënia e punës, pasi nuk ishin nënshkruar nga dy drejtorët siç e kërkon ligji.
Sipas Antikorrupsionit, për dy shkarkimet – edhe për drejtorin mjekësor të Toksikologjisë, dr. Danil Petrovski, edhe për drejtorin e kardiokirurgjisë shtetërore, Marjan Shokarovski, nuk janë respektuar procedurat për shkarkim nga pozita, gjegjësisht është dashur të ketë propozime për shkarkim nga bordet drejtuese në këshillat shëndetësore të këtyre institucioneve.
“Nga gjendja e përgjithshme faktike, DKSK-ja konstatoi se pretendimet ishin të bazuara dhe mori një vendim që i referohet të dyja situatave – se është marrë vendim nga ministri për shkarkimin e një drejtori kur ende nuk ka përfunduar zgjedhja për deputetë, si dhe se nga drejtori organizativ për kontratat e nënshkruara me punëtorët shëndetësorë në kundërshtim me nenin 109 paragrafi 2 të Ligjit për kujdesin shëndetësor”, tha Cveta Ristovska.
Komisioni thekson se me dy vendimet e ministrit është shkelur Ligji për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konflikti i Interesit dhe Ligji për Kujdesin Shëndetësor.
Në seancën e gjashtë të sotme, DKSK-ja njoftoi gjithashtu tha se do të ndërmarrë iniciativë për përgjegjësinë e ministrit të Shëndetësisë para organeve kompetente./tvklan.mk