“Kombëtarja në Euro 2024”, Duka: Preferoj një ndeshje me Serbinë

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka thotë se do të preferonte që shorti për Euro 2023 në vazon e tretë, Shqipërisë t’i takonte që të përballej, ose me skuadrën sllovene, ose me atë serbe.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu në “Opinion” në Tv Klan se pse do të preferonte një ndeshje kundër Serbisë, Duka thotë se nuk i shikon si një ekip shumë i fortë në futboll në krahasim me skuadrat e tjera në këtë vazo.

Armand Duka: Rregullat e shortit janë të ndara në 4 vazo. Shqipëria është në vazon e dytë dhe do të kemi kundërshtarë nga një nga çdo vazo nga e para, e treta dhe e katërta. Aty nuk ka asnjë skuadër të dobët. Nëse do të nisemi me vlerësimin e skuadrave për nga historia, Shqipëria mund të konsiderohet me më pak rezultate.

Blendi Fevziu: Në vazon e parë, Gjermania, Portugalia, Franca Anglia, Belgjika dhe Spanja. Me 1 nga këto të gjashtat do të luajmë. Mos na rëntë Gjermania se me to kemi…

Armand Duka: Nga ato skuadrat që më pëlqen aty është Gjermania.

Blendi Fevziu: Bëjmë edhe ndeshjen hapëse po na ra Gjermania.

Armand Duka: Jo vetëm që bëjmë ndeshjen hapëse, por mund të luajmë më mirë futboll kundër Gjermanisë se sa kundër atyre 5 tjerave, nuk më duket në momentin më të mirë Gjermania. Ata janë shumë të forta të gjitha prandaj.

Blendi Fevziu: Ndërkohë, do të kemi 1 midis Skocisë, Hollandës, Serbisë, Sllovenisë dhe Kroacisë… Nuk besoj se ka ekipe të dobëta dhe të forta, janë të gjitha ekipet njësoj.

Armand Duka: E ke të vështirë t’i zgjedhësh dhe me dorë, kështu që çfarëdo që të sjellë shorti. Nëse do t’i zgjidhje me dorë, unë do të preferoja Gjermaninë tek vazo e parë, Slloveninë ose Serbinë tek vazo e tretë.

Blendi Fevziu: Serbinë do të preferoje? Nuk do të merrte ndonjë ngjyrim ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë?

Armand Duka: Unë po flas për futboll sepse nuk ka qenë ndonjë ekip shumë… Këtu janë të gjitha skuadra të forta.

Blendi Fevziu: Në letër, as ne nuk na kishin llogaritur.

/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share