Shqipëria është kualifikuar matematikisht në Euro 2024. Ky barazim i sotmi është padyshim një fitore për të gjithë tifozat kuq e zi, të cilët kanë krijuar një atmosferë fantastike në kryeqytet.
Përveç tifozëve shqiptarë, në sheshin “Skënderbej” janë ndeshur dhe shumë turistë të huaj të cilët shprehen mëse entuziastë për vizitën e tyre në Shqipëri.
“Lojtarët dhanë shpirtin, fitore e merituar”, tha një prej tifozëve për Klan News.
“Erdha nga Parisi në Tiranë për të ndjekur ndeshjen. Kemi gjetur këtë atmosferë, është shumë qejf këtu. Njerëz shumë të gëzuar”, shprehet një turist.
Sipas informacioneve kanë qenë të pranishëm në stadiumin e Moldavisë të paktën 1 mijë tifozë shqiptarë./tvklan.al