Kombëtarja e Argjentinës lë autobusin dhe të fluturon për shkak të miliona tifozëve

Miliona argjentinas të entuziazmuar vërshuan në rrugët e Buenos Airesit për të përshëndetur kampionët e rinj të botës.

Bardhekaltrit të udhëhequr nga Leo Mesi në fillim e nisën paradën me një autobus të hapur.

Por për shkak të numrit të madh të tifozëve që ndodheshin në rrugët e Buenos Airesit, lojtarët u morën nga autobusi dhe u transportuan me helikopter.

Në sheshin qendror të kryeqytetit argjentinas “Obelisk” dhe në autostradat përreth ishin me qindra mijëra tifozë.

Sipas autoriteve, numri i fansave që ndodheshin në Buenos Aires shkoi në 5 milionë njerëz. Interesimi ishte tepër i madh nga fansat për të parë idhujt e tyre.

Tifozët mbanin pankartat e Messi-t dhe ikonës Diego Armando Maradona, luanin me instrumente, e të shumtë ishin ata që kishin hipur në shtyllat e tensionit apo mbi stacionin e autobusëve.

Që nga momenti që Argjentina u shpall kampione e botës, në të gjithë vendin ka qenë festë. Tifozët kanë sfiduar edhe temperaturat e larta, vetëm për t’i bërë pritjen e merituar heronjve të tyre.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share