Komandanti i KFOR-it, Major Gjeneral Ozkan Ulutash, është takuar me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Gjeneralmajor Ulutash dhe Hovenier folën mbi zhvillimet më të fundit të sigurisë në Kosovë, teksa e ka përshëndetur kontributin e gjatë të ShA-së për KFOR-in dhe stabilitetin rajonal.
Në lidhje me takimin, ka shkruar edhe ambasadori Hovenier i cili tha se ShBA-të qëndrojnë fuqishëm me NATO-n.
“Takim i mirë me Komandantin e KFOR-it, Ulutash. Përfocuam angazhim tonë të përbashkët për sigurinë në Kosovë dhe diskutuam sfidat e vazhdueshme”, tha Hovenier.
Në lidhje me temat aktuale, Hovenier bashkë me ambasadorët e tjerë të QUINT-it dhe atë të BE-së në Kosovë kanë folur edhe me kryeministrin Albin Kurti.
“Qëllimi i takimit ishte informimi dhe koordinimi për temat aktuale”, thuhet në njoftimin e qeverisë.