Për shkak të dyshimit se ka nxitur veprën penale “Mitmarrje”, PTHP-ja ka ngritur hetime kundër një 45-vjeçari nga Tetova, i punësuar në Ministrinë e Mbrojtjes si komandant në Kazermën e Tetovës, kurse MPB-ja dorëzoi kallëzim penal kundër tij, njofton KlanM.
I dyshuari, muajin e kaluar ka nxitur një 23-vjeçare nga Volkova, e puënsuar si ushtare profesioniste në ARM, të kërkojë dhe të pranojë para në vlerë prej 3.000 euro nga një koleg për t`i ndihmuar të bëhet epror ushtarak.
Gjatë hetimeve, siç përcjell KlanM, kundër të dyshuares, PTHP ka siguruar dëshmi.
“Ajo duke dashur t`i ndihmojë kolegut – kandidat në konkurs për pranimin e eprorëve, ka kontaktuar tashmë të dyshuarin, kurse ai i ka thënë se nëse dëshiron të zgjedhet, duhet të paguajë 3.000 – 4.000 euro. Janë dakorduar që paratë i dëmtuari t`ia dorëzojë të dyshuarës, kurse ajo komandantit nga Tetova. Gjatë dorëzim-pranimit të mjeteve, e dyshuara është kapur dhe e privuar nga liria” – thuhet në komunikatën e PTHP-së.
Prokurori kompetent publik në Gjykatën Penale Shkup ka dorëzuar propozimin për përcaktimin e masës së paraburgimit edhe për të dyshuarin për të cilin sot është hapur hetimi./KlanMacedonia