DISTANCOHEMI NGA GJUHA EVENTUALE E URREJTJES
Ipeshkvi Jakov Stobiski nga Kisha Ortodokse Maqedonase, sërish ka bërë thirrje për protestë që do të mbahet të enjten në Shkup, njofton KlanM.
Sipas tij, protesta organizohet kundër dy ligjeve – Ligjit për evidencën amë dhe Ligjit për barazinë gjinore.
Kishës i pengon konteksti që i jepet termit gjini, si dhe për shkak se në njërin nga ligjet parashihet ndryshimi i gjinisë me deklaratë. Ipeshkvi, sic njofton KlanM, u distancua nga gjuha eventuale e urrejtjes kurse sipas tij diktaturë është që në llogari të realizimit të disa të drejtave të realizohen të drejtat e tjerëve.
“Shprehja e kishës, refleksi protestues i kishës, interpretohet gabimisht në opinion. Kisha është shumë më tepër se institucioni, është organizëm i gjallë, bashkësi që ka sistem vlerash. Dhe, ky sistem është contrast absolut, në kundërshtim me atë që na ofrojnë dhe atë që duan ta sjellin dy propozim-ligjet. Këto dy ligje seriozisht do ta cënojnë të drejtën tonë të besimit fetar, ta predikojmë fenë” – tha Jakov Stobiski, IPESHKV.
Peshkopi Jakov Stobiski, sic njofton KlanM, tha se Kisha është cak i përndjekjes dhe linçimit, kurse me ndryshimin e tezave agresori dëshiron të shpallet viktimë. Sipas tij, nuk ekziston antagonizëm midis Kishës dhe komunitetit LGBT, por përkundrazi, bashkësitë fetare në vend janë më tolerant ndaj këtij komuniteti.
Propozim-ligjin për evidencën amë, sic njofton KlanM, Qeveria e tërhoqi nga procedura parlamentare në Mars 2022, që të bëhen konsultime shtesë. Lidhur me ligjin për baraza gjinore, ai vitin e kaluar në shtator është vendosur në ENER, dhe për këtë ligj deri tani janë organizuar disa debate.
Kryeparlamentari Talat Xhaferi, sic njofton KlanM, tha sot se në parlament kanë mbërritur propozim-ligjet, kurse ndërkohë nëse ka kërkesë ndryshe për tërheqjen e tyre, do të veprohet në mënyrë adekuate. /KlanMacedonia/