Kolumbi: Kapen 195 tonë kokainë, arrestohen 574 persona (VIDEO)

195 tonë kokainë janë kapur në Kolumbi gjatë një operacioni ndërkombëtar.

Të përfshira ishin të paktën 42 vende dhe u arrestuan 574 persona.

U konfiskuan po ashtu edhe 176 tonelata marihuanë, 113 varka për transportin e tyre, gjashtë nëndetëse gjysmë të zhytura dhe dy avionë.

Kolumbia, njihet si prodhuesi më i madh në botë i kokainës.

Operacioni në fjalë zgjati 45 ditë.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share