Kolona të gjata në pikat kufitare të Maqedonisë së Veriut

Frekuencë të rritur të automjeteve ka në vendkalimet kufitare “Bogorodicë” dhe në “Tabanoc”.

Siç informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë, për dalje nga vendi në pikën kufitare “Bogorodicë” dhe për hyrje në vend në “Tabanoc” pritet rreth 45 minuta.

Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, ndërsa intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është rritur.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share