KOLLA E KEQE NË SERBI
Katër fëmijë kanë ndërruar jetë nga kolla e keqe në Beograd, kanë njoftuar autoritetet e Klinikës për Sëmundje të fëmijëve. Sipas tyre, një fëmijë tjetër është në rrezik për jetën dhe është vënë në respirator.
Autoritetet shëndetësorte në Serbi thonë se janë regjistruar 70 fëmijë me kollën e keqe, prej të cilëve, gjysma janë të hospitalizuar.
Në Serbi, në janar, janë paraqitur 1.020 raste të konfirmuara me kollën e keqe. Institucionet publike shëndetësore kishin paralajmëruar se shkaku I rritjes së të prekurve është vaksinimi jo i rregullt I fëmijëve. /tvklan.mk/