Kolera rikthehet në Sardenjë pas 50 vitesh

Gjendja shëndetësore e pacientit të moshuar është e stabilizuar, ekspertët: Mund të ketë ardhur nga ushqimet e detit

Pas 50 vitesh kolera kthehet në Sardenjë. Një i moshuar nga provinca Arbus është shtruar në departamentin e sëmundjeve infektive të spitalit Santissima Trinità në Cagliari i infektuar nga kolera. Gjendja e tij është stabile dhe po përmirësohet. Pacienti, i cili vuan nga sëmundjet e zemrës, ndodhet në spital prej pesë ditësh.

Mediat italiane shkruajnë se mbetet e paqartë se kur është infektuar personi. Mjekët gjithashtu kanë kryer kontrolle edhe tek familjarët e pacientit. Tgcom shkruan se pacienti kishte shkuar në spital me simptoma gastrointestinale dhe pas disa trajtimeve, nuk kishte pasur ndonjë përmirësim.

Ekspertët janë shprehur se ka shumë të ngjarë që ky infeksion të ketë ardhur nga ushqimet e detit dhe dyshohet se i moshuari i ka konsumuar të gjalla. Aktualisht i moshuari ndodhet në izolim dhe tashmë ka nisur aktiviteti gjurmues për zbulimin e çdo rasti ngjitjeje tek personat që jetojnë me pacientin. Kolera është një infeksion akut i shkaktuar nga bakteri Vibrio cholerae. Transmetimi i tij ndodh me kontakt direkt ose indirekt, me ushqim të kontaminuar dhe në rastet më të rënda mund të çojë në fenomene të rrezikshme dehidrimi. Simptomat përfshijnë diarre dhe të vjella.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share