Mbi 300 objekte të ikonës së televizionit, do arrijnë vlerën e 8 milion Dollarësh
Pasuria prej 8 milionë Dollarësh e ikonës së televizionit amerikan, Barbara Walters është ekspozuar në Bonhams në New York City përpara një ankandi të drejtpërdrejtë javën e ardhshme.
Koleksioni, nga shtëpia e Walters’s Upper East Side, ku ajo jetoi për tre dekada, ofron mbi 300 objekte si bizhuteri, mobilje, veshje dhe sende dekorative. Drejtoresha e ankandit, Caroline Morrisey shprehet për Reuters se Walters:
“Ishte një koleksioniste e zjarrtë në të gjitha këto fusha të ndryshme dhe i mblidhte qëllimisht”, “Ne presim që nga shitja e tyre të arrihet në vlerën e mbi 8 milionë Dollarëve.”
Objektet kryesore, përfshijnë një pikturë të John Singer Sargent të titulluar “Gruaja egjiptiane”, e cila vlerësohet të shitet për 1.2 deri në 1.8 milionë Dollarë, një unazë diamanti 13,84 karatësh Harry Winston, e vlerësuar nga 600,000 deri në 900,000 Dollarë dhe tre palë vathë të dizajnuar posaçërisht nga ata.
Ankandi live do të zhvillohet më 6 Nëntor, e teksa online ka nisur nga data 29 Tetor e do të zgjasë deri më 7 Nëntor. Të ardhurat nga të gjitha shitjet do të shkojnë për bamirësi të bëra me dije nga vetë Walters.
Klan News