“Kokat e tyre me skema korruptive” – Arsovska reagon ndaj dy partive më të mëdha, i quan “Koalicioni DPMNE-LSDM”

Tingëllon komike kur një anëtar i DPMNE-LSDM në pushtet flet për gjoja krim, korrupsion dhe komisione. Kështu fillon reagimi i shërbimeve të Qytetit të Shkupit drejtuar dy partive më të mëdha maqedonase, përcjell KlanM. Nga Qyteti i Shkupit këto dy parti i cilëson si struktura kriminale.

“Koalicioni DPMNE-LSDM është struktura më kriminale në Maqedoni, me mijëra kallëzime penale dhe qindra aktgjykime pikërisht për krim dhe korrupsion, por edhe shpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar. Ndaj tingëllon cinike, joserioze dhe nënvlerësuese kur një këshilltar nga ky koalicion ‘shqetësohet” për disa komisione”, thuhet në reagim.

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, siç thuhet në reagim, u ka dhënë mundësi dy herë radhazi kêshilltarëve nga LSDM dhe VMRO që ta bëjnë vet krejt procesin e përzgjedhjes së kompanisë në lidhje me gjithë procedurat rreth autobusëve të rinj. Por, siç thonë nga Qyteti i Shkupit, “kokat e tyre janë plot me skema korruptive, ryshfete tenderash dhe krime”, përcjell KlanM.

“Fatkeqësisht, kjo reflektohet tek qytetarët e Qytetit të Shkupit, të cilët pikërisht për shkak të këtij koalicioni qeverisës DPMNE-LSDM nuk do të pajisen me autobusë të rinj ekologjikë”, përfundon reagimi./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share