Kokainë poshtë frenave të dorës së makinës, 30-vjeçari shqiptar nuk i “shpëton” dot policisë italian

Një shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane ditën e sotme.

Sipas mediave italiane, 30-vjeçari u vu në pranga në Fidence të Italisë pasi gjatë kontrollit në makinën e tij i janë gjetur dhjetë doza kokaine të gatshme për shitje të vendosura nën frenat e dorës në makinës. Në këtë mënyrë kanë dështuar përpjekjet e tij për t’iu arratisur policisë italiane.

Shqiptari i arrestuar deri më tani nuk rezulton të ketë precedentë penalë, ndërsa ndodhet në qelitë e burgut të Fidenzës në pritje të njohjes me masën e sigurisë ndaj tij./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share