“Sot është data 2 shtator që shënon fillimin e vitit të ri shkollorë. Nxënësit e fshatit Llokë që ndjekin arsimin e mesëm duhet ta kalojnë këtë urë dy herë në ditë për të shkuar në shkollë, që ndodhet nga ana tjetër të lumit Vardar, pra në komunën e Gjorçe Petrovit. Prindërit shprehen jashtëzakonisht të shqetësuar për fëmijët e tyre … e shqetësimi i tyre është edhe më i madh gjatë stinës së dimrit.”
Nxënësit që kaluan nga ura ndërkohë që ekipi ynë qëndroi aty, thanë se kanë frikë për jetën e tyre, por rrugë tjetër më të afërt nuk kanë dhe në shkollë duhet patjetër të shkojnë.
- Po shkon në shkollë?
-Nxënësi: Po.
- Kalon gjithmonë këtu?
-Po
- Përse kalon tek kjo ura këtu?
-Po sepse nuk kemi rrugë tjetër.
- A kalojnë shoqe ose shokë të tjerë këtej?
– Po, të gjithë kur shkojnë në shkollë.”
Kemi frikë, sepse ka edhe dërrasa të thyera. Mund të biesh, është rrezik jete.
- Prindërit a ju kanë me merak kur ju lëshojnë për në shkollë, se mos rrëshqisni e të bini në ujë?
– Po,kanë.
- Ka pasur raste kur ka rënë dikush nga ura në lumë?
-Po, ka pasur shumë raste.”
- Sa shokë/shoqe jeni që shkoni tek kjo shkollë?
– Rreth 30 nxeënës.”
Kryetari i Bashkësisë Lokale të fshatit Llokë, Ismet Bajrami, tha se fshati është i gatshëm që vet ta financojë urën, por institucionet as këtë nuk jua kanë mundësuar.
“Ka pasur të lënduar, por edhe të vdëkur. Dy raste. Komshinj këtu në Gjorçe.01:23 Këto kanë ndodhur më herët. 02:59 Sigurisht që kanë merak, i presin që të kthehen nga shkolla, si do kthehen. Në dimër jemi të detyruar të dalim me vetura t’i presim fëmijët.00:37 Mund të them që po bëjmë kërkesë deri tek pushteti që 50 vjet që të ndërtohet ura, por s’ka zgjidhje. 04:46 Unë personalisht I kam ofruar Qyteti të Shkupit që vetëm të na japë dokumentacionin e nevojshëm dhe ne vet e financojmë projektin e urës”, deklaroi Bajrami.
Banorët thonë se gjatë fushatave parazgjedhore shumë kryetarë komunash kanë dhënë premtim për ndërtimin e urës, më pas kjo çështje është lënë në harresë.
“Ishte ai i komunës atëherë për zgjedhje, “ do bëhet, do bëhet, nuk na lejon Gjorçe. Po ne një shtet jemi, nuk jemi dy. Nëse jemi dy shtete e bëjmë vet ne, s’është problem. 00:07 Dy sajlla e mbajnë, ato mundet një ditë të këputen të dyja. Urë dreqi, urë shejtani. 00:56 Fëmijët për në shkollë, me rënë ndonjë më i ri, mbytet. …Unë habitem, afër qytetit, ura, ura, kanë ndëruar 100 ura. Këtu një urë se bëjnë dot. “
“Bien dërrasat, kurse njerëzit kalojnë këtej. 00:09 Kjo është shqetësuese.00:27 Duhet ta rregullojnë, duhet një urë e qëndrueshme, siç është në Saraj. 00:36 Është e domosdoshme. Ne shpesh kalojmë këtu për të shkuar në Vodno, por tani kemi frikë. 01:19 Këta banorë janë për gjynah. I bien rrotull 5 kilometra për të ardhur në shtëpi.
“Para nja një muaji, unë e pashë një njeri, një grua, u thy dërrasa dhe i mbeti këmba mendova se ra në ujë. 00:44 Kjo nuk është në rregull.”
Komunat po përgatisin dokumentacionet për projektet kapitale me të cilat planifikojnë të aplikojnë për financa nga ekzekutivi.
Kryetari i Komunës së Gjorçe Petrovit, Aleksandar Stojkoski, pak kohë më pare për Klan Maqedoni tha se në listën e prioriteteve qëndrojën projekte të tjera, por jo edhe kjo urë, duke hedhur kompetencat tek Qyteti i Shkupit. Megjithatë, kompetent nuk ndjehet as Qyteti i Shkupit, pavarësisht se në mars të vitit 2022 kishte vendosur një fletë të bardhë në të cilën kishte shkruar se ura mbyllet për qarkullim. /tvklan.mk