ANGELOVI NË ELEMENT – SËRISH ME POSTIME PROVOKUESE
Policia e Tetovës mbrëmë rreth orës 23:30, sic thuhet, pas ndërmarrjes së masave operacionale, kanë identifikuar dhe privuar nga liria 33-vjeçarin J.A. nga Reçica e Vogël e Tetovës, në Kishën në Kodrën e Diellit kishte hequr flamurin e Kishës Ortodokse Maqedonase dhe në vend të tij kishte vendosur flamurin shqiptar, përcjell KlanM.
“Ai dyshohet se nga shtiza e manastirit “Shën Naumi” në Kodrën e Diellit gjatë ditës djeshme, derisa nuk kishte njeri në objektin fetar, ai kishte hequr flamurin e kishës Ortodokse Maqedonase-Arqipeshkopia e Ohrit dhe në vend të tij kishte vendosur flamurin e Republikës së Shqipërisë. Rasti është duke u pastruar dhe kundër J.A., i cili, gjatë largimit të flamurit të kishës, ishte bashkë me një person tjetër, do të pasojë parashtresë përkatëse”, thonë nga SPB Tetovë.
Nëpër rrjetet sociale është shpërndarë edhe një video ku shihet një person I maskuar duke hequr flamurin nga shtiza në Kishën në Kodrën e Diellit.
Nuk kishte se si të mungojë Kryetari i partisë “Dinjiteti”, Stojançe Angelov. Nëpër rrjetet social ai ka publikuar një fotografi ku në prapavijë shihet Kryqi në Kodrën e Diellit, potencuar se reagimi I shpejtë I institucioneve mund t`i ndalojnë provokimet që nxitin tensionet ndëretnike.
“Nuk pashë përfaqësues të partive politike shqiptare në Maqedoni që publikisht ta dënojë këtë akt. I bëj thirrje liderit të BDI-së, Ali Ahmetit, publikisht ta dënojë këtë akt provokues” – thuhet në postimin e Angelovit në Facebook.
Nuk është hera e parë që në këtë mënyrë reagon Stojançe Angelov. Pas vendosjes së Kryqit në Kodrën e Diellit, ai ishte shumë aktiv nëpër rrjetet sociale, duke dërguar madje kërcënime se nëse dikush përpiqet ta largojë kryqin, do t`i mbledh shokët e tij të vitit 2001 për ta mbrojtur./KlanMacedonia