PAS SHTIGJEVE TË SKIJIMIT NË FUNKSION EDHE SKI-LIFTET
Sezoni i skijimit nisi që në dhjetor me reshjet e para të dëborës, kurse autoritetet e qendrës turistike “Kodra e Diellit” ishin në kondicion të mirë dhe të përgatitur, por për shkak të kushteve klimatike të ndërpre sezoni i skijimit pasi nuk kishte borë të mjaftueshme nëpër shtigjet e skijimit, njofton KlanM.
Por, me reshjet e reja të dëborës, situata ka ndryshuar.
“Ne sot kemi reshje të reja të dëborës dhe besoj se do të jenë me një kapacitet të mirë, të kemi sasi të mjaftueshme nëpër shtigjet e skijimit. Realisht, ski-qendra “Kodra e Diellit” është në kondicion të plotë dhe e përgatitur me full-kapacitet për të vazhduar sezonin e skijimit”, tha Ademi Avziu.
Por, nuk do të mungojnë as edhe ski-liftet. Sipas drejtorit, sic njofton KlanM, ata janë gati dhe sapo të krijohen kushtet për rregullimin e shtigjeve të skijimit të gjithë do të jenë në funksion.
Reshjet e reja të borës janë premtuese edhe për mbajtjen e garave ndërkombëtare të skijimit në Kodrën e Diellit. Tashmë, sic njofton KlanM, është planifikuar “Kupa e Sharrit”
“Pas shumë viteve ndërprerjeje, ne këtë vit bëmë përpjekje maksimale, në bashkëpunim me Federatën e Skijimit. Këtë vit bëmë edhe ri-certifikimin e shtigjeve me certifikatën e FIS-it dhe në kalendarin e Federatës së Skijimit veçmë e kemi planifikuar edhe “Kupën e Sharrit”, tha Ademi Avziu.
Drejtori Avziu, sic njofton KlanM, siguron se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë” por edhe me ndërmarrje tjera që pastrojnë rrugët nga bora, me qëllim që ky drejtim rrugor të jetë I pastruar dhe të mos paraqesë pengesë për vizitorët./KlanMacedonia