Avokati, Arianit Koci ka shprehur shqetësimin e tij se spekulimet në vend lidhur me rastin e Faton Hajrizit po pengojnë kthimin e trupit të tij në Kosovë.
Sipas Kocit, strisha gojore e nënës së Faton Hajrizit është kërkuar për shkak se autoritetet serbe nuk kanë mundur të identifikojnë me saktësi trupin e tij.
Në momentin kur është marrë strisha, Koci tregon se ka qenë edhe një zyrtar i lartë nga institucionet e Kosovës.
Sipas arsyetimit të autoriteteve serbe strishja gojore duhet bëhet për shkak se me të dhënë papilare dhe të dhëna të tjera që kanë mund me saktësi me vërtetu identitetin.
“Para se më mbërri të strioshja. Duhet me tregu cili momentum është krijuar në Serbi. Një person kur vdes, rregullat përafërsisht të njëjta janë edhe në Kosovë. Prokuroria e emër rastin r heton edhe nëse brenda afateve të ligjore për atë person nuk interesohet askush, apo për atë person nuk mundet askush me identifiku ose nuk ka mundësi me u indetifiku merret urdhri prej gjykatës dhe prokuro dhe instituti i tyre urdhërohet që ta varros”, ka thënë Kocit.
Ndryshe, avokati Xhevdet Smakiqi, ka deklaruar të martën se deklaratat e kolegut të tij Arianit Koci janë supozime dhe jo deklarata profesionale.
Smakiqi tha se Koci është kontradiktor.
“Arianit Koci të gjitha i ka supozime, ai ka qenë në Serbi, vullneti i tij ka qenë shumë i madh si person, mirëpo ai nuk ka biseduar zyrtarisht me askënd. Ai është sill është sorollat ka qëndrua dy, tri natë dhe është kthyer. Ai vazhdimisht në emisione ka deklaruar se ‘më ka thënë, i kam thënë’. Është një gjuhë tepër jo profesionale. Ai s’ka komunikuar me askënd. Ai është kontradiktor. Në njërën anë thotë se Serbia nuk do të bashkëpunojë, në tjetrën anë thotë kam komunikuar”, tha ai Smakiqi në tëvë1.
Avokati tha se ende nuk dihet se kush ia kërkoi Kocit strishon e nënës dhe ku do ta dërgojë atë. /Telegrafi/