Koalicioni Qeveritar/ Mickoski: Qeveria e bashkuar – kemi shumicë stabile!

Qeveria funksionon e bashkuar dhe unike. Shumica është stabile në suaza të Kuvendit – tha në Tetovë Kryeministri Mickoski, por u përmbajt nga komentet lidhur me informacionet se Taravari do ta braktis koalicionin VLEN.  

HRISTIJAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR

“Vetëm do të thoja se Qeveria funksionon e bashkuar. Kjo Qeveri jozyrtarisht ka mbështetje të pastër prej 2/3 në Kuvend, realisht 78 deputetë e mbështesin. Për dallim nga e kaluara kur shumica ishte në këmbë të qelqta, kësaj radhe kemi qeveri stabile”

Deklaratat që vijnë nga BDI-ja se shqiptarët janë të degraduar, Mickoski i quajti jo të rëndësishme. Sipas tij, BDI-ja shkakton tensione etnike për shkak se zhvillohen hetime kundër funksionarëve të tyre.

HRISTIJAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR

“Ne nuk I ndajmë qytetarët, kemi shoqëri multietnike që duhet ta kultivojmë. Ne I ndajmë qytetarët në ato që janë lojal, të ndershëm dhe shtojnë vlera, që respektojnë ligjet dhe Kushtetutën dhe ata që nuk I respektojnë dhe duhet të përgjigjen para këtyre ligjeve. S`ka ndarje etnike apo politike”

Mirëpo, Mickoski nuk harroi t`u dërgojë një mesazh integristëve duke implikuar edhe agjendën e gjelbër.

HRISTIJAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR

“Unë do t`i ftoja t`u kthehen agjendës së gjelbër që e promovuan para disa vitesh, kur vraponin në shpatijet e Vodnos, ndoshta gjatë vrapimit të këtillë do t`u kthejllohet mendja dhe do të japin ide cilësore”

Kohë më parë, Taravari vlerësoi se koalicionin VLEN funksionon në mënyrë jo të sinkronizuar dhe pret që kjo të përmirësohet.

Partitë e koalicionit VLEN kanë qëndrime të kundërta nëse në zgjedhjet e ardhshme lokale duhet të dalin me një apo me më shumë lista për këshilltarë.

Ndërkohë, Lëvizja Demokratike, Besa dhe Alternativa u distancuan nga Taravari lidhur me linjat e komunikimit me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share